Presidenti Konyali bashkë me dy drejtorët Turan dhe Nexhipi u mirëpritën nga Kryetari i Çairit, Visar Ganiu

Shpërndaje:

Drejtuesit e FC Shkupit, me në krye Presidentin Yasin Konyali, drejtorin e Përgjithshëm, Aykut Turan dhe Drejtorin Sportiv, Nderim Nexhipi, gjatë ditës së sotme u mirëpritën nga numri një i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me të cilin biseduan për shumë gjëra që kanë të bëjnë me klubin.

Mbi të gjitha temë kryesore diskutimi ishte angazhimi i të rinjëve dhe investimi në Akademinë e klubit.

Në këtë takim, Kryetari i Komunës së Çairit, premtoi se do të rregullojë fushën ndihmëse me bar sintetik, e cila fëmijëve të FC Shkupit do ju mundësojë që të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive në një fushë të përdorshme gjatë gjithë vitit.

Është ky takimi i parë zyrtarë mes drejtuesve të FC Shkupit dhe Kryetarit të Komunës së Çairit, me të cilin ndamë një vizion të përbashkët për investimet në Akademinë e Sportit, një shtyllë kyçe për zhvillimin e talenteve të reja, e që fatmirësisht në ekipet tona zinxhir i kemi me bollëk.

Në fund Presidenti  Konyali dhe Kryetari i Komunës, Ganiu shkëmbyen dhurata mes tyre, në shenjë respekti ndaj njëri tjetrit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT