Presidenti z. Aydin është pritur nga kryetari i Komunës së Çairit, z. Ganiu

Shpërndaje:

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, presidenti i klubit z. Olgun Aydin ka zhvilluar disa takime me personalitete të rëndësishëm të jetës politike dhe shoqërore, por që njëkohësisht janë edhe dashamirë të mëdhenj të klubit, duke marrë parasysh se në të kaluarën kanë qenë figura të rëndësishme dhe të lidhur ngushtë me emirin e klubit tonë.

Dje presidenti z. Aydin është pritur në zyrat e Komunës së Çairit, nga kryetari z. Visar Ganiu, komunë ku edhe ka qendrën e vet FC Shkupi. Presidenti z. Aydin ka falënderuar z. Ganiun për mikpritjen e tij të ngrohtë, ku mes tjerash në këtë takim është biseduar për prioritet që ka klubi, si ndërtimi i një stadiumi për gjeneratat e reja të klubit tonë.

Nga z. Ganiu është premtuar se do të ndihmojnë në mundësitë e tija për të gjetur një lokacion që të ndërtohet një stadium, i cili do të plotësonte kriteret e gjeneratave të reja, që të avancojnë në punën dhe rezultatet e tyre.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT