Press para ndeshjes me Glasgow Rangers

Shpërndaje:

FC Shkupi të martën do të përballet me Glasgow Rangers , në ndeshjen kthyese të League Evropa, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup , në orën 17.55.

Pas përballjes së parë në Skoci, e cila u mbyll me rezultat 0-2 për Glasgow Rangers, për pritjet e ndeshjes kthyese në Shkup, para mediave dhe gazetarëve u shfaqën trajneri Zekirja Ramadani dhe kapiteni Suat Zendeli.

Sa i përket ndeshjes së kthimit, nuk kishim shumë hapësirë dhe janë vetëm 5 ditë diferencë nga ndeshja e parë. Mirëpo u munduam që të shfryrëzojmë deri në maksimum dhe e para ishte për ta rigjeneruar ekipin, për ta rikuperuar nga lëndimet e vogla që kishin dhe pastaj për ti përmirësuar edhe gabimet që na ndodhën në ndeshjen e parë . Sa kemi arritur këtë gjë , pa dyshim se do të shohim në ndeshjen e nesërme, ku do të jetë një rezultta i kësaj punës sonë dhe nëse ne arrijmë ta përsërisim ndeshjen e parë, me atë disiplinë taktike dhe me atë motivimin, që nuk dua ta diskutojë dhe të jenë në nivelin më të lartë, unë jam i bindur që futbollistët do të bëjnë edhe një ndeshje të shkëlqyer dhe normal skemi se çfarë humbim, jemi në disavantazh. Duhet të jemi pak më agresiv tek porta kundërshtare. Me respekt për këtë ekip kundërshtarë që e kemi përball, por në fushë nuk do të ketë aspak respekt , siç nuk ekzistonte edhe në Skoci,” tha mes tjerash trajneri I stafit teknik , Zekirija Ramadani.

Në dyshim mbetet vetëm paraqitja e Blagoja Ljamçevskit, i cili është ankuar në lëndim, ndërsa vendimi i fundit do të merret pas stërvitjes së fundit. Kapiteni Suat Zendeli, beson se me paraqitje të mirë në fushë, do të mund të shpresojmë në rezultat pozitiv.

Ne nuk japim premtime të mëdhaja , japim premtime se do të luftojmë dhe shpresojmë se në pjesën e parë të shënojmë gol , besoj se do të ec puna ashtu siç duam dhe tjetra është se edhe nëse nuk arrijmë të kalojmë Gllasgoun, të paktën tia vështirësojmë dhe mos e konsiderojnë ashtu siç e konsideruar ata se do të jemi një kundërshtarë I lehtë , ketu ehde atje. Shpresojë që nga ana jonë, nga unë personalisht dhe shokët e mi, se denjësisht do të e çojmë deri në fund ndesjen dhe shpresojë që do ët jetë një spektakël, një ndeshje shumë e mirë,” tha mes tjerash kapteni Suat Zendeli.

Futbollistët , në orën 19.00, do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, në fushën e njëjtë ku do të zhvillohet sfida me Glasgow Rangers.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT