Preview: Brera Strumica vs Shkupi – Java e 20-të LPFM

Shpërndaje:

Pas një serie pozitive prej tre fitoresh radhazi, FC Shkupi synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe nesër, kur do të përballet me Brera Strumicën në kuadër të xhiros së 20-të të LPFM. Me një histori dominuese ndaj këtij kundërshtari dhe me një ekip të plotë në dispozicion, skuadra jonë udhëton drejt Strumicës me synimin e qartë për të marrë tri pikët dhe për të konsoliduar pozitën në tabelë.

Statistikat dhe ndeshjet e deritanishme

Përballjet e kaluara me Brera Strumicën (Akademija Pandev në të kaluarën), kanë qenë kryesisht në favorin e FC Shkupit. Në 24 ndeshje të zhvilluara mes dy skuadrave: kemi 17 fitore, 7 barazime dhe 4 humbje.

Në këto takime, Shkupi ka qenë shumë më efikas në fazën ofensive, duke shënuar 41 gola, ndërsa ka pësuar 20. Superioriteti jonë ndaj Brera Strumicës reflektohet edhe në ndeshjet e zhvilluara si mysafirë në Strumicë. Nga 14 takime në fushën e tyre, kemi regjistruar 8 fitore, 3 barazime dhe vetëm 3 humbje.

Një tjetër fakt që jep shpresë për këtë ndeshje është se FC Shkupi nuk ka humbur kundër Brera Strumicës në 12 takimet e fundit, një seri pozitive që daton nga nëntori i vitit 2020.

Ky do të jetë njëherësh dueli i sulmit të dytë më të mirë në kampionat deri tani, që e kemi ne, me 28 gola të shënuar (ndajmë këtë pozitë me Sileksin, pas Shkëndijës) dhe mbrojtjes së dytë më të dobët, Brera me 31 gola të pësuar (ndan këtë pozitë me Vardarin, e pas Voska Sportit që ka pësuar 34 gola).

Fitore në duelin e parë sezonal

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni kundër Brera Strumicës, FC Shkupi triumfoi me rezultat 3-1 në Çair. Goli i Edmundsonit hapi serinë e golave, ndërsa Kanda dhe Ajetovic vulosën fitoren e merituar. Ajo ndeshje tregoi qartë epërsinë tonë ndaj këtij kundërshtari dhe do të jetë një pikë reference për skuadrën edhe në këtë përballje.

Situata në tabelë

Aktualisht, FC Shkupi renditet në vendin e gjashtë me 25 pikë, ndërsa Brera Strumica ndodhet dy pozita më poshtë, në vendin e shtatë, me 20 pikë. Një fitore nesër do të zmadhonte diferencën në 8 pikë dhe do të ndihmonte skuadrën tonë të afrohet edhe më shumë me zonën e kreut të tabelës.

Gjendja e skuadrës dhe lojtarëve

Lajm i mirë për trajnerin dhe skuadrën është rikthimi i Xhelil Asanit, i cili mungoi në sfidën e kaluar ndaj Rabotniçkit për shkak të kartonëve. Kjo e bën ekipin tonë të jetë i plotë për këtë takim, me trajnerin Alparslan Erdem që nuk ka probleme me lojtarë të dëmtuar apo suspenduar.

Liçina, Gueye dhe Ansah janë në prag pezullimi. Nëse ndonjëri prej tyre ndëshkohet me karton të verdhë në këtë ndeshje, do të mungojë në përballjen e ardhshme.

Objektivi – Firorja e katërt rresht

FC Shkupi është në një formë të shkëlqyer dhe skuadra është e motivuar për të vazhduar këtë ecuri pozitive, veçanërisht pas fitores kundër Rabotniçkit. Statistikat dhe morali i lartë i ekipit pas tre fitoreve të fundit kundër Strugës, Besës dhe Rabotniçkit, janë faktorë që rrisin besimin në prag të kësaj sfide.

Me një paraqitje të përqendruar dhe me shpirtin luftarak që na karakterizon, synimi është i qartë – të kthehemi nga Strumica me rezultat pozitiv dhe të vazhdojmë konsolidimin në renditje!

Koha dhe referi i ndeshjes

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 20-të në LPFM, mes Brerës dhe Shkupit, do të zhvillohet nesër në Strumicë në stadiumin “Mladost”, ndërsa arbitër kryesor i takimit do të jetë Nderim Tefiku nga Kumanova.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT