Shkupi dhe Rabotniçki do të përballen në Çair në ndeshjen hapëse të pjesës pranverore të kampionatit, e vlefshme për javën e 19-të të Ligës së Parë të Maqedonisë. Kjo do të jetë një sfidë mes dy skuadrave me histori të gjatë në elitën e futbollit vendor.
Përballjet mes dy skuadrave
Në 33 duelet e fundit mes tyre, Shkupi ka regjistruar 15 fitore, Rabotniçki 10, ndërsa tetë ndeshje janë mbyllur në barazim.
Në stadiumin e Çairit, nga 17 përballjet e fundit, Shkupi ka fituar 9 herë, Rabotniçki 4, ndërsa 4 sfida kanë përfunduar pa fitues.
Skuadra jonë ka një seri prej 7 fitoresh radhazi ndaj Rabotniçkit në Çair, duke dominuar plotësisht këtë përballje që nga marsi i vitit 2021, ku ka shënuar 20 gola, ndërsa ka pësuar vetëm 3.
Forma e ekipit dhe përgatitjet
Shkupi ka zhvilluar përgatitjet dimërore në Shkup dhe Antalia, ku luajti katër ndeshje miqësore, duke regjistruar dy fitore dhe dy humbje.
Në kampionat, ekipi ka fituar dy ndeshjet e fundit, ndaj Strugës (3-1) dhe Besës (0-1), përpara pauzës dimërore.
Ndeshja kundër Rabotniçkit shënon rikthimin e ekipit në një përballje zyrtare pas 70 ditësh.
Dueli i parë mes skuadrave këtë sezon dhe gjendja në tabelë
Në ndeshjen e parë të këtij kampionati, të zhvilluar në javën e 8-të, Shkupi u mposht si mysafir me rezultat 2-1, ku golin e vetëm për ekipin tonë e shënoi Georg Stojanovski.
Në rënditjen tabelare, Shkupi pas 18 xhirove gjendet në pozitën e gjashtë me 22 pikë (6 fitore, 4 barazime e 8 humbje, 26 gola të shënuar e 25 të pësuar), ndërsa Rabotniçki është i treti me 37 pikë, aq sa kanë edhe Sileksi i pari dhe Shkëndija e dyta. Në ndeshjet si nikoqir sivjet, në 9 takime kemi 4 fitore, 3 barazime e 2 humbje, me 17 gola të shënuar dhe 11 të pësuar.
Fondi i lojtarëve
Në duelin e nesërm, trajneri Alparslan Erdem nuk do të mund të llogaris në anësorin me përvojë, Xhelil Asani, i cili do të mungoj si pasoj e grumbullimit të pesë kartonave të verdhë. Gjithë lojtarët tjerë janë të disponueshëm për lojë, ndërsa në rast të ndëshkimit me karton të verdhë nesër, në ndeshjen e ardhshme do të mungojnë Esmin Liçina, El Hadji Gueye dhe Clement Ansah.
Koha e ndeshjes dhe referi
Ndeshja e vlefshme për xhiron e 18-të të ligës së parë, mes Shkupit dhe Rabotniçkit, do të zhvillohet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim në orën 14.00, ndërsa refer kryesor i takimit do të jetë Furkan Idrizi nga Tetova.