Prezantojmë para publikut atë që klubi ynë ka kaluar që nga fillimi i sezonit (VIDEO)

Shpërndaje:

 

Sqarim
Me ne janë luajtur lojëra shumë të fëlliqura që nga fillimi i sezonit

Ne filluam vitin me një aventurë shumë të fortë evropiane dhe u kthyem nga grupet evropiane shumë të pafat. Ne e filluam ligën me këtë kolaps mendor dhe lodhje fizike. Në fillim të sezonit, programit tonë të ndeshjes iu dha 7 gara në 19 ditë. Megjithëse kemi deklaruar se kjo është një situatë shumë e rrezikshme dhe mund të çojë në paaftësi, kjo nuk u korrigjua.

Me kaq shumë ndeshje dhe ngarkesë psikike në kushtet e kampionatit të Maqedonisë së Veriut, po të ishte edhe një skuadër e madhe sikurse Barcelona do të ballafaqohej me këto probleme me ndeshje në 2.5 ditë. Padyshim se askush nuk duhet të jetë një gjeni ose njohës i mirë i futbollit për ta kuptuar këtë. Padyshim se nga një ecuri e tillë në një kalendar të ngarkuar, ne humbëm pikë ashtu edhe siç pritej. Nëse ky ishte plan i dikujt, padyshim se mirë funksionoi, sepse paska qenë plan i mirë.
Në momentin kur arritëm që të marrim veten nga një situatë e tillë, duke i vendosëm gjërat në rrugë të drejtë, ekipi ynë filloi pra të funksionon shumë mirë dhe gjithçka ishte në rregull. Por papritmas doli ndeshja ndaj Shkëndijës, ku ndodhën shumë momente që ne ende nuk mund t’i kuptojmë, dhe ende kemi vështirësi për ti kuptuar, ku ato ndodhi ne asnjëherë nuk i kemi mbështetur dhe kur nuk do i mbështesim.
Edhe sot e kësaj dite nuk po arrijmë të kuptojmë se pse kishte një reagim të tillë pas asaj ndeshje, nga një situatë e tillë morëm gjashtë ndeshje dënim, që më pas si dënim të zvogëlohej në tri ndeshje pas ankesës tonë, e që më pas dënimi ynë papritmas u rrit në katër ndeshje.
Çuditërisht vitin e kaluar (ne nuk e themi këtë për të fajësuar Shkëndijën dhe për të sjellë kujtime nga ndeshja e sezonit të kaluar në Tetovë, por jemi të detyruar të japim si shembull për të shpjeguar hallin tonë. Kujtojmë se në ndeshjen me Shkëndijën tre futbollist tanë u lënduan dhe këtë do ta shihni brenda imazheve në këtë video insert.
Ndeshja, e cila është ndërprerë për një orë e gjysmë, në fund nuk u ndërpre dhe vazhdoi deri në fund. Nuk mbahet mend një gjë e tillë të ketë ndodhur askund në botë, por ne qëndruam në fushë në mënyrë që të mos provokojmë dhe tensionojmë edhe më shumë situatën.
Skenarët në Tetovë
Lojtari ynë është lënduar në fillim të ndeshjes
Ai detyrohet të largohet nga fusha
Portieri ynë goditet me gjësende të palejuara
Dhe ndeshja vazhdon akoma
Hedhja e gjësendeve vazhdon dhe nuk ka kushte që ndeshja të vazhdon

Gjithashtu edhe trajneri ynë vazhdon të sulmohet me gjëra të ndryshme
Hedhjet e gjësendeve të palejuara vazhdojnë në drejtim të gjithë ekipit, ndërsa edhe dy lojtar tanë të tjerë goditen dhe janë të shtrirë në fushë
Stafi i ekipit tonë në kushte të vështira po tenton të trajtoj lojtarin tonë të lënduar
Kur kishim tre futbollistë të lënduar, Shkëndija u dënua me pesë ndeshje nga kjo ngjarje e trisht. Edhe në fushën tonë ndodhën ngjarje të cilat në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk i kemi mbështetur, (po tifozët hynë në fushë dhe një tifoz i cili nuk dihet se i kujt ishte), u godit nga lojtarët personi që hyri në fushë. Normalisht edhe lojtarët duhej të ndëshkoheshin me karton të kuq, por në këtë rast vetëm ne si ekip u ndëshkuam.
Momenti kur ndodhi incidenti në fushë dhe kur përleshen futbollistët me disa individ
Kjo nuk ishte e mjaftueshme, këtë herë gjyqtarët hynë në lojë. Ne nuk duam të fajësojmë askënd, por në këtë rast, por kjo nuk është marrë si shembull nga ndeshja e kaluar. Nëse ndeshjet në Maqedoni nuk luhen në fushë nikoqire, ne nuk kemi nevojë të shpenzojmë përpjekje kot.
Si rezultat i analizave të bëra, jemi të detyruar të dëshmojmë se në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Strugës, me top nuk është luajtur për 26-27 minuta, ndërsa arbitri i ndeshjes e lejoi një gjë të tillë. Futboll të vërtetë u luajt vetëm 17-18 minuta. Në çdo moment kur kundërshtarët tanë rrëzoheshin, arbitri ndalonte lojën, e që ndikonte direkt tek futbollistë tanë. Nuk e dimë ku në botë luhet një futboll i tillë me pushime aq të gjata?
Sidoqoftë, urime për Strugën, gjithashtu urime për Akademija Pandevin për lojën që treguan. E njëjta ishte dhe në ndeshjen ndaj Sileksit, ku tri pikët na i morën ata e jo Sileksi. Për fat të keq, ndeshjen e fituan arbitrat e jo futbollistët.

Në ndeshjen e fundit ndaj Shkëndijës ku nuk na u dha penalti
Dhe në momentin kur nuk akordohet penallti për ne, në anën tjetër kundërshtari vjen në rast për të na shënuar
Në ndeshjen ndaj Sileksit, ku u referua ndërhyrje e palejuar e që më pas shënohet dhe goli
Në të njëjtën ndeshje na mohohet edhe një faull
Përsëri situatë e njëjtë, nuk akordohet ndërhyrje e palejuar ndaj lojtarit tonë
Arbitri është në një pozicion të drejtpërdrejtë me ngjarjen, ku gjyqtari nuk e ndalon lojën me vetëdije, sepse lojtari ka një karton të verdhë dhe ai do të duhet të largohet nga loja me kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuq.
Përsëri gabimi i radhës, në këtë rast nuk jepet karton i verdhë, ku kishte ndërhyrje të palejuar ndaj futbollistit tonë
I njëjti lojtar e tërheq për fanellë ku ishte një aksion i shpejtë, ndërsa edhe në këtë rast mundon kartoni i verdhë, që do të ishte i dyti për futbollistin që do të pasonte me të kuq, por edhe në këtë rast arbitri as nuk mendon për kartonin. Ai e përfundon ndeshjen me vetëm një karton të verdhë.
Një simulim teatral i futbollistit kundërshtar për të mashtruar gjyqtarin mbetet i pandëshkuar, ndërsa futbollisti që kishte karton të verdhë, e përfundon ndeshjen vetëm me një të tillë.
Humbja e pikëve me gol të shënuar nga pozita jashtë loje, që ishte shumë e dukshme para gjyqtarit anësor, e gjithë kjo ndodhë në kohën shtesë në ndeshjen kundër Akademija Pandevit.
Në ndeshjen ndaj Strugës bëmë një presion të madh për të barazuar rezultatin. Më këtë rast shihet mirë futbollisti i cili devijon topin në rivënie këndore, por gjyqtari edhe pse ishte në të njëjtin drejtim, nuk jep rivënie këndore.
Në momentet kur ekipi ynë ishte në tempo të lartë të lojës dhe po kërkonte me ngulm barazimin, arbitri kryesor del në rolin e ndihmësit të katërt, e që ndikoi dukshëm në ngadalësimin e ritmit të ndeshjes.
Për të mos mjaftuar të gjitha këto momente, kur ne po kontrollonim ndeshjen dhe pritnim ndryshim të rezultatit, dhjetë minuta para se të përfundojë ndeshja dënohemi me penalti. Ku nuk mundë të thuhet edhe pse kishte nje kontakt shumë i lehtë, i cili po te ishte ne favor te ekipit jemi te sigurt qe nuk do të as faull e jo penallti, por përtej kësaj kishte një qëllim të qartë.
Dhe në fund të ndeshjes, jepet penallti që nuk ishte fare penallti. Por e gjithë kjo ndodhi me qëllim që të hidhet për të mbuluar të vërtetën që ndodhi më herët. Arbitri e di se edhe kjo nuk ishte penallti.
Një një bisedë telefonike që morëm në fillim të sezonit na është thënë se kampioni i këtij sezoni është i qartë dhe se nuk duhet të merremi fare me të. Ne nuk vëmë askënd në dyshim dhe nuk po përmendim asnjë emër të ekipi, por kjo që u dëgjua atë kohë dhe vendosëm se nuk kishte asnjë realizëm pasi u konsultuam me miqtë tanë, u bë diçka që nuk donim ta besonim si rezultat i ngjarjeve e ndodhura. Edhe pse ne ende nuk e besojmë, ngjarjet duket se tregojnë të kundërtën..

Ne duam që të gjithë ta dinë se videot që i kemi bërë publike do të dërgohen në UEFA. Për më tepër, dueli ndaj Akademija Pandevit ishte ne kalendar te Diellën, ku tri ditë më vonë ndeshja kundër Strugës nuk ishin thjeshtë një gabim, por ishin të planifikuara me vetëdije të përfundojnë në atë mënyrë sikurse kanë përfunduar.

Po e potencojmë dhe një herë se nuk duam të mos respektojmë punën e askujt. Ne kemi respekt për punën e konkurrentëve tanë. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur edhe me paraqitjen e ekipit tonë, por ne e duam me zemër dhe duam që ndeshjet ti humbim me gabimet tona dhe jo të tjetër kujt.
Ne besojmë se ekipi ynë ka karakter të fortë, do ti fitojë këto ndeshje me fuqinë e vet dhe Shkupi do të jetë përsëri kampion.
Ne i besojmë ekipit tonë.
Nga zyra për marrëdhënie me Publikun

 

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT