Qatip Osmani: Nuk ka kalkulime, nëse shënojmë kualifikohemi

Shpërndaje:

Ekipi të mërkurën (30.10.2019) do të zhvillojë transfertën ndaj FK Sileksit të vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e parë e këtij raundi e zhvilluar në stadiumin e Çairit u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në Kratovë udhëtojmë me ambicie për të kualifikuar më tej.

Edhe pse nuk kemi pranuar gol në terren vendas, tekniku jonë Qatip Osmani nuk e cilëson si përparësi dhe sipas tij ekipi duhet të shënojë për të marrë kualifikimin e mëtejshëm në garat e kompeticionit të Kupës.

“Të mërkurën e zhvillojmë ndeshjen e kthimit me Sileksin, ku takimin e parë e mbyllëm me rezultat të barabartë 0:0. Përparësi nuk kemi, nuk ka kalkulime dhe mendojë nëse shënojmë gol do të kualifikohemi në raundin tjetër”, tha trajneri Qatip Osmani para takimit me FK Sileksin.

Bardheblutë në transfertën e Kratovës shkojnë të kompletuar dhe pa mungesa. Ndeshja FK Sileksi vs FC Shkupi do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Kratovë, duke nisur nga ora 13:30.  

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT