QUEVEN: NË MANASTIR SHKOJMË PËR FITORE

Shpërndaje:

Pas fitores së fundit me rezultat 3:1 ndaj Borecit, skuadra jonë FC Shkupi nesër në transfertë, do të përballet me skuadrën e Pelisterit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 28 LPFMV-së.
Shkupi me Pelisterin, u përballën dy herë në këtë sezon dhe që të dyja ndeshjet i fituam bindshëm. Ndeshja e fundit përfundoi me rezultat 0:5 në favor të skuadrës tonë me dy golat e M. Cvetanoskit, po ashtu nga një gol shënuan, K. Markoski, M. Gjorgjievski dhe K. Qeshmexhijev.

Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen tonë zyrtare foli fantazisti brazilian, Inacio Queven.

“Gjatë gjithë javës mendoj se jemi përgatitur siç duhet dhe në një atmosferë të mirë. E di se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë pasi që ata si avantazh kanë terrenin vendas, por ne jemi të fokusuar plotësisht dhe në Manastir shkojmë për fitore, ky është qëllimi jonë”, tha Inacio Queven.

Skuadra e Pelisterit renditet në pozitën e 12-të në tabelë me gjithsej 10 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar tre disfata, kundër Akademija Pandev, Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P.
Ndeshja Shkupi Pelister do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00 në qytetin e Manastirit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT