Queven: Të luajmë lojë të mirë dhe të largohemi me rezultat pozitiv

Shpërndaje:

Mesjava sjell javën e katërt të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për skuadrën tonë do të jetë një udhëtim i shkurtër, pasi do të luajmë në lagjen fqinje të Shkupit, ku përballë kemi nikoqirët e Makedonija Gjorçe Petrovit.

Për këtë ndeshje skuadra jonë ka punuar me përkushtim dhe pret paraqitje të mirë për të marrë rezultat pozitiv.

Dueli i të mërkurës është komentuar nga mesfushori brazilian, Queven i cili ka thënë se janë të fokusuar dhe përgatitur maksimalisht për duelin e radhës.

“Do të futemi në këtë lojë të fokusuar dhe përgatitur maksimalisht. Ajo që duhet të bëjmë, është të luajmë lojë të mirë dhe të largohemi me rezultat pozitiv nga kjo përballje”.

Në pesë përballjet e fundit që kemi luajtur kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, ekipi ynë ka shënuar tri fitore dhe ka dy barazime. Takimi i fundit është luajtur me 6 korrik të këtij viti në ndeshjen miqësore, ku kemi arritur fitore me rezultat 0-3.

Ndeshja Makedonija Gjorçe Petrovi – Shkupi luhet të mërkurën në lagjen Gjorçe Petrov me fillim në ora 16:30, ndërsa arbitër kryesor është Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT