RADESKI: DOMINUAM NGA FILLIMI DERI NË FUND

Sot skuadra jonë FC Shkupi, si mysafir në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, fitoi për herë të 15-të në këtë sezon, duke e mposhtur ekipin e Rabotniçkit, me rezultat minimal 0:1.
Shkupi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, ku të gjithë lojtarët tanë e dhanë maksimumin në fushë për 90 minuta, por lojtari i ndeshjes së sotme, pa dyshim që është Marjan Radeski. Pas një depërtimi fantastik në zonën e Rabotniçkit në minutën e 67-të, Radeski arriti të shënoj golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje.

Sulmuesi Marjan Radeski, pas ndeshjen në deklaratë për faqen tonë, u shpreh i lumtur për fitoren dhe golin e shënuar.

Këto janë tre pikë të rëndësishme për skuadrën tonë. Ne japim maksimumin në çdo ndeshje dhe shpresojmë që do të vazhdojmë kështu derisa t’i gëzojmë tifozët tanë dhe ta sjellim titullin në Çair. Goli ishte i rëndësishëm por më gëzon më shumë fakti që arritëm ti marrim tre pikët, të cilat mendoj që i merituam sepse dominuam ndeshjen nga fillimi deri në fund”.

FC Shkupi vazhdon të qëndrojë lider në tabelë, me plot 48 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e radhës për skuadrën tonë, do të jetë kundër Tikveshit në Çair, më 27.02.2022.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT