RADESKI: E MERITUAM FITOREN QË NGA FILLIMI

Shpërndaje:

Skuadra jonë FC SHKUPI, sot në stadiumin e Çairit, e zhvilloi ndeshjen e xhiros së 25-të kundër skuadrës së Tikveshit. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0 edhe pse kishim shumë mundësi për të shënuar.
Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit pas shumë mundësive të krijuara, në minutën e 49’ shënuan golin e parë dhe të fundit të kësaj ndeshje, me autor Marjan Radeski, i cili pas ndeshjes foli për faqen tonë, duke u shprehur i lumtur për fitoren e sotme.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund me rëndësi janë tre pikët. E merituam këtë fitore pasi që e kërkuam që nga fillimi i ndeshjes. Jam i lumtur për golin dhe i falënderoj bashkëlojtarët e mi, sepse pa ata nuk do të mund të shënoja. Mendoj që jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampion, e meriton ky ekip para kësaj tifozërie fantastike”, tha Radeski.

Me këtë fitore Shkupi vazhdon të qëndrojë lider në tabelë me 61 pikë të grumbulluara duke ju afruar edhe më shumë qëllimit kryesor, që është titulli kampion.Ndeshja e radhës për Shkupin do të jetë kundër Skopjes në transfertë, më 06.04.2022.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT