RADESKI: QËLLIMET TONA JANË TË QARTA

Shpërndaje:

Pas fitores kundër Veleshtës, në garat për Kupën e Maqedonisë së Veriut, skuadra jonë, sërish do të udhëtojë, e kësaj radhe në qytetin e Strumicës ku në kuadër të xhiros së tetë të LPFMV-së, përballë nesh, do ta kemi ekipin e Akademija Pandev.
Ekipi jonë, ka vazhduar përgatitjet gjatë këtyre ditëve dhe janë mjaft të fokusuar për ndeshjen e së nesërmes.

Kësaj radhe për faqen tonë, ka folur sulmuesi jonë Radeski, i cili është mjaft i emocionuar për rikthimin e tij në “Blagoj Istatov”.

“Respekt maksimal për skuadrën e Akademija Pandev, ku në këtë ekip, kam kaluar mjaft mirë dhe jam shumë I emocionuar që nesër po rikthehem në Strumicë.
Në krye të kësaj skuadre është edhe lojtari jonë më I miri, Goran Pandev, të cilin e respektoj shumë.
Qëllimet tona janë të qarta, ne udhëtojmë për tre pikët e radhës në Strumicë.
Do të jetë një super ndeshje dhe nëse ne i kryejmë të gjitha detyrat tona dhe jemi të saktë dhe të disiplinuar, atëherë do të kthehemi në Shkup me tre pikë”, tha sulmuesi jonë,
Marjan Radeski.

Në dy ndeshjet e fundit në ligë, Akademija Pandev ka barazuar me Pelisterin 0-0 dhe ka fituar ndaj Makedonija GjP, me rezultat 4-1.
Ndeshja Akademija Pandev – Shkupi, do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Blagoj Istatov” duke filluar nga ora 18:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT