RADESKI: SHKOJMË PËR TRE PIKËT E RADHËS

Shpërndaje:

Pas fitores kundër Tikveshit në Çair në javën e kaluar, skuadra jonë nesër do të udhëtojë për në Tetovë ku në stadiumin e qytetit, përballë do ta kemi skuadrën e Renovës.
FC Shkupi kërkon fitoren e 7-të në transfertë kundër Renovës në Tetovë dhe fitoren e 17-të në këtë sezon, për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë.
Ndeshja e javës së 22-të, Renova-Shkupi, do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00.

Ndërkohë, para ndeshjes me Renovën, për faqen tonë zyrtare, kësaj radhe ka folur sulmuesi Marjan Radeski.

“Respekt për skuadrën e Renovës por ne i kemi synimet tona. Do të luajmë ashtu siç kemi luajtur deri sot, duke e dhënë maksimumin nga vetja. Nëse i kryejmë detyrat e dhëna nga trajneri jonë, nuk do ta kemi problem që ti marrim tre pikët”, tha Marjan Radeski.

Në tre ndeshjet e fundit, Renova ka barazuar me Pelisterin 1:1, ka pësuar humbje nga Makedonija Gj.P. 0:1 dhe ka fituar kundër Bregallnicës 1:2.
Skuadra nga Tetova, renditet e pesta në tabelë, me gjithsej 31 pikë të grumbulluara.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT