Ekipi FC Shkupi përveç se kishte suksese të lakmueshme me skuadrën e seiniorëve në sezonin vjeshtor, një sukses të shkëlqyer kanë treguar edhe ekipi i pionierëve të cilët vitin e kaluar u shpallën kampion, duke vazhduar kështu edhe këtë sezon, pasi u shpallën kampion vjeshtor.
Kjo ka bërë që seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë, Dobrinko Ilievski tu bëjë ftesë dy futbollistëve të rinj të FC Shkupi, Besir Ramadanit dhe Altin Sefos në kontrollueset që do të zhvillohen kundër Turqisë.
Ndeshja e parë pritet të luhet sot në me fillim orën 13:00 në qytetin Side, ndërsa kontrolluesja e dytë do të zhvillohet të enjten po në të njëjtin termin. /fcshkupi /