Të mërkurën do të vazhdojnë garat e 1/8 të finalës së Kupës së Maqedonisë, ku pritet të ketë shumë ndeshje interesante, ndërsa ndër derbi duelet, padyshim se është edhe ndeshje në mes Shkupit dhe Teteksit.
Këto dy ekipe njihen si dy rivale të kamotshme, pasi që kohë të gjatë më herët ishin pjesë e Ligës së Parë dhe si dy skuadra me emra të mëdhenj të futbollistëve, që gjithmonë ka sjell sfidë të madhe.
Pa dyshim se Shkupi njihet me një nga tifozërit më të flakta në Maqedoni, këtë e dëshmuar edhe në kohën kur Shkupi u largua nga Liga e Parë dhe garonte në rang m ëtë ulët, e këta të fundit asnjë herë nuk e lan klubin pa mbështetje. Pikërisht kjo ka bërë që trajneri i Shkupit, Zekerija Ramadani të deklarojë se Shkupi të mërkurën do të fitojë vetëm për “Shvercerat”.
“Nëse deri më sot kemi fituar për shumë arsye, tani kundër Teteksit do të fitojmë për “Shvercerat”, pasi me të vërtet ata janë futbollisti ynë i 12-të dhe kemi përkrahjen e madhe të tyre. Në këtë ndeshje do mundohemi që të paraqitemi me ekipin më të mirë, duke treguar dhe një lojë cilësore që në fund ti gëzohemi fitores.
E kemi parasysh që Teteksi është ekip që viteve të fundit arrin të jetë në garat finale të Kupës, ndërsa për ne Kupa është në plan të dytë, por kur e kemi luksin e futbollistëve cilësor, pse mos ta shfrytëzojmë rastin që ta atakojmë edhe kupën, deri sa mundemi”, ka thënë Ramadani. Ndeshja FC Shkupi – KF Tetetksi luhet nesër në stadiumin e Çairit në Shkup, me fillim në ora 15:30. / fcshkupi.com /