Ramadani i kënaqur nga miqësorja e parë e FC Shkupi

Shpërndaje:

Ramadani i kënaqur nga miqësorja e parë e FC ShkupiSkuadra nga Çairi, F.C. Shkupi ka luajtur dhe miqësoren e parë të këtij viti, duke u përballur me ekipine Bellasicës, ndeshje kjo e luajtur në Strumicë.

Shkupjanët kanë filluar ndeshjen me ekipin më të mirë, duke futur në fushë përforcimet e fundit që kanë ardhur në Çair, por duke mos dashur në asnjë mënyrë që të rrezikojnë ndonjë nga futbollistët që të merr ndonjë lëndim. Edhe pse rezulttai i ndeshjes në fund ishte 2:0 për nikoqirëtm në fushë gjithçka ka qenë ndryshe.
Golin e parë Bellasica e ka shënuar në pjesën e nga penalltia, ndërsa rezultati përfundimtarë është shënuar në pjesën e dytë. Nuk duhet harruar se me lojë shumë të mirë është dëshmuar portieri Suat Zendeli, i cili ka treguar formë të shkëlqyer, ndërsa raste për shënim kishin edhe sulmi i F.C. Shkupi, Muharrem Bajrami, Ardian Nuhiu dhe Florent Osmani.
Trajneri Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur nga miqësorja e parë, ku fillimisht ai nga futbollistët ka kërkuar që të kenë sa më shumë në posedim topin dhe nuk ka qenë i rëndësishëm rezultati.
“Jam ndarë i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët tanë. Edhe pse nuk kemi një muaj të plotë që jemi bashk dhe nuk kemi luajtur shumë me top, kjo formë më ka lënë të ndahem i kënaqur nga kjo miqësore. Shpresoj se shumë shpejt ekipi do të merr formën e duhur”, ka thënë Ramadani.
F.C. Shkupi do të vazhdojë përgatitjet e rregullta në Shkup, ndërsa gjatë javës do të ketë dhe një ndeshje kontrolluese, por që ende nuk është vendosur për kundërshtarin. / FC Shkupi

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT