Pasi që pjesa më e madhe e futbollistëve të ekipit të parë nga dita e hënë janë në pushim, trajneri Zekirja Ramadani do të vazhdojë me punën e vet, për të parë më afër potencialin e futbollistëve të rinj, të moshave të reja të FC Shkupit. Qëllimi i trajnerit Ramadani është të njoh potencialin e vërtetë të futbollistëve të rinj, me të cilët ndalgadal do të ndërtohet e ardhmja e FC Shkupi, një gjë të cilën e pretendojnë drejtuesit e klubit, kur shpalosën pretendimet e tyre në fillim të këtij viti. Në një sfidë të tillë, gjatë ditës së martë, në stadiumin në Çair (ora 16.00), do të jenë të involvuar futbollistët që janë të lindur në vitet 1999, 2000 dhe 2001, ndërsa këtu do të jetë edhe Altin Sefo, Besir Ramadani, Suhel Muharemi dhe portierët Nuhi Junuzi dhe Ruzhdi Ameti, të cilët nuk kishin hapësirë të mjaftueshëm në sezonin e posambyllur. Trajneri Ramadani do të insistojë që të ketë më shumë ndeshje të këtij lloji, në të cilin do të shihen talentet e reja dhe ecuria e tyre. Zekirja Ramadani premtoi se do të jetë gjithmonë në këto takime, natyrisht kur të ketë kohë të lirë , ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e zhvillimit të një ndeshje miqësore deri në fund të kësaj jave.
- Maj 21, 2018
Ramadani nuk pushon, sot vëzhgon nga afër talentet
Shpërndaje:
Artikuj