Ramadani: Ta fillojmë nga këtu rrugëtimin deri në finale

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit është nisur për në Pehçevë, ku do të luajë ndeshjen e parë të 1/16-tës, në kuadrë të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë.

Dueli i parë për kundërshtar të FC Shkupit i ka dhënë ekipin e ri të kategorisë së dytë, “Kit-Go”, skuadër që këtë sezon është me ambicie të larta për të bërë edhe një befasi në këtë rang garash.

Por trajneri i ekipit bardhekaltër nga Çairi, Zekirija Ramadani mendon se kjo është e mjaftueshme që futbollistët e tij ta marrin me seriozitet këtë ndeshje, pasi këtë sezon shpreson që të arrijë deri në finalen e këtyre garave.

“Respektojmë kundërshtarin dhe në këtë ndeshje do të futemi maksimalisht të koncentruar dhe me disiplinë në lojë duam të marrim fitore. E di se ekipi i Kit-Go ka ambicie të mëdha, por jam i sigurt në atë se ne këtë edicion duam të arrijmë në finale të Kupës së Maqedonisë”, ka thënë Ramadani.

Në këtë ndeshje nuk ka të drejtë loje Rron Broja që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Pobedës, ndërsa rikthehet Ermedin Adem, pasi kishte ndalesë për vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që mori në Kratovë në ndeshjen e parë sezonale të luajtur me Sileksin 1:1.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT