Ramadani: Vetëm ata që lënë zemrën në fushë luajnë për Shkupin

Shkupi me meritë e fitoi një pikë kundër Vardarit në derbit e Shkupit, në javën e parë të kampionatit që nisi fundjavën e kaluar.

Trajneri Zekirija Ramadani ka deklaruar se nuk është i befasuar nga loja e djemve të tij, ndërsa porosit se një futbollist që nuk lë zemrën në fushë nuk mund të jetë pjesë e ekipit të Shkupit.

“I njoh shumë mirë të gjithë lojtarët e mi, pasi një kohë të gjatë bashkëpunojë me ta dhe di se çdo lojtarë që nuk lë zemrën në fushë nuk mund të jetë pjesë e Shkupit. Të gjithë që bartin këtë fanellë janë të gatshëm të japin maksimumin në çdo ndeshje, kështu ishte edhe kundër Vardarit, kështu do të jetë edhe në të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit”, deklaroi Zekirja Ramadani.

Ai konisderon se Vardari nuk e ka nënçmuar ekipin e tij, por ka mundësi të jenë të lodhur nga pjesëmarrja në Ligën e kampionëve.

“Vardari disponon me lojtarë të shumtë profesionistë të cilët askënd nuk e nënçmojnë. Ndoshta nuk luajtën në nivel të lartë për shkak se janë lodhur nga paraqitjet e tyre në Ligën e Kampionëve, si dhe nga presioni i tifozëve të tyre që kërkonin fitore ndaj Shkupit. Unë jam munduar që lojtarët e mi t’i fokusojë vetëm rreth ndodhive në terren, dhe mendoj se ia kam arritur qëllimit, pasi loja jonë me shumë disiplinë ishte maksimalishtë në nivel të lartë”, përfundoi Ramadani.

Shkupi në javën e dytë e pret Metalurgun në Çair, kurse Vardari luan si mysafir me Shkëndijën në Kumanovë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT