Ramani: Të fitojmë për tifozët dhe ngjitje drejt kreut të tabelës

Shpërndaje:

E diela është e rezervuar për javën e pestë të Ligës së Parë të kampionatit në vendin tonë dhe e dyta që luajmë para shikuesve tanë.

Në këtë përballje mysafir janë futbollistët e Gostivarit, të cilët janë inkuadruar këtë sezon në Ligë të Parë, ndërsa në mesjavë, të mërkurën morën dhe pikët e para.

Për duelin e të dielës ka folur mesfushori difenziv Hamza Ramani, i cili mes tjerash ka potencuar se do të kërkojnë me çdo kusht fitoren e parë para publikut vendas.

“Ndeshja kundër Gostivarit është e një rëndësie të madhe për ne, për faktin se presim që të shënojmë fitore si vendas, për të marrë pikë të plota dhe një herit të gëzojmë edhe tifozët tanë. Sigurisht se kjo fitore eventuale do të na kthen në pjesën e epërme të renditjes, aty ku edhe si klub meritojmë të jemi.  Në ndeshjen e fundit kundër Makedonija Gjorçe Petrovit treguam lojë mjaft të mirë, por fati nuk ishte në anën tonë. Andaj presim që të dielën të rikthemi te fitoret që ta dëshmojmë besimin e trajnerit”, ka thënë Ramani.

Dueli Shkupi – Gostivari luhet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim në ora 16:00, ndërsa arbitër kryesor është Stojançe Stojanov nga Shtipi.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT