Raporti i ndeshjes kontrolluese me KF Gostivarin

Shpërndaje:

Ndeshjen e dytë kontrolluese e humbim me rezultat 1:0 nga KF Gostivari. Trajneri Umit Karan këtë ndeshje vendosi ta nis me formacion të dytë, duke iu dhënë shans më shumë të rinjëve.

Fillimi ndeshjes nisi me aksione, kur në minutën e parë kishim rast përmes Ramanit, ndërsa vendasit na ndëshkuan në minutën e 2-të, me Maliq Behluli që realizoi nga pika e bardhë. Në minutën e 14-t tentuam portën përmes Musli Likës që gjuajti nga distanca, por topi nuk shkoi më shumë se deri në duart e portierit kundërshtar. 3 minuta para fundit, krijuam një aksion të bukur, ndërsa gjuajtja e fortë e Sall u ndal nga gardiani i Gostivarit. Në minutat e mbetura të pjesës së parë, të dyja ekipet nuk prodhuan diçka të re dhe 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 1:0.

Në pjesën e dytë, gostivarasit kishin tentimin e parë, por që nuk rrezikuan portën e Miftarit. Në vijim ekipi mori iniciativën dhe kontrollonte lojën, ndërsa në fushë trajneri Karan inkuadroi futbollistët si Bilali, Jurina, Serzhinjo, Veliu, Jusufi e Stojanovski. Në minutën e 62-të, kishim rast të mirë për të barazuar, kur Jurina goditi nga distanca, ndërsa portieri kundërshtar shpëtoi vendasit.  Në të 72-tën dhe 73-tën kishim dy raste të mira, me Jusufin që nuk arriti të finalizojë aksionin e nisur nga Bilali, ndërsa një minutë më vonë tentimi i Serzhinjos nga brenda zona u devijua nga gardiani i Gostivarit. Në minutën e 80-të, Stojanovski rrëmben një top në mesfushë dhe krijon një solo aksion, duke parakaluar 2-3 futbollist, ndërsa finalizimi mungoi, pasi goditja e Jusufit me kokë shkoi vetëm mbi portë. Deri në fund nuk kishim konkretizim dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e minutës së 2-të.

Ndeshjen e radhës kontrolluese ekipi do ta zhvillojë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit të shtunën (03.08.2019) në stadiumin e Çairit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT