Mbyllim sezonin 2022/23 me disfatë në Strugë, duke u mundur me rezultat 2-1, në një ndeshje e cila tani më nuk luante rol në renditjen e tabelës, me Strugën që ishte shpallur kampion, ndërsa ekipi ynë e kishte të sigurt pozitën e dytë. Pikërisht kjo bëri që në këtë ndeshje trajneri Xhihat Arsllan të bëjë një rrotacion në skuadër, duke ju dhënë mundësi futbollistëve që më pak kishin minutazhë në pjesën e rregullt te sezonit, ndërsa në fushë kishim edhe 18 vjeçarin Umerfaruk Sulejman dhe 19 vjeçarin Idriz Osmanoviç.
Sa i përket ndeshjes, në 45 minutat e para ekipi ynë ishte shumë më aktiv dhe me disa raste konkrete për të kaluar në epërsi që në minutën e 17-të, kur Cephas ishte para portës, por mbajtaj e gjatë e topit u mundësoi mbrojtësve strugan t’ia marrin topin. Në minutën e 21 Trapanovski nuk reagoi mirë, pas gabimit të Mexhitit, sulmuesi ynë i krahut arrin para porte, por goditja përfundon mbi port. Pas këtyre rasteve, në minutën e 29-t, Brdarovski kroson perfekt deri te Adetunji, i cili me kokë dërgoi topin në rrjet.
Pjesa e dytë nisi me disa raste të shpejta të Strugës, kur Koçovski në min e 47-t, goditi fort nga distanca, por topi shkoi mbi portën e Iljazit. Vetëm një minutë më vonë, Suhejl Muharem tentoi, por topi kësaj radhe shkoi skaj portës së Iljazit. Në minutën e 51-t, pas rivënies nga këndi të Koçvskit, Marjan Radeski shënon me kokë për barazim.
Pas barazimit ekipi ynë tentoi të rikthejë epërsinë me lojë më aktive në sulm. Në minutën e 58-t, Trapanovski tentoi nga distanaca, port topi shkoi skaj portës. Ablert Diane në minutën e 67 gjithashtu provoi nga distanca, por në moment të fundit me kokë devijoi topin një mbrojtës strugan.
Në të 70 edhe Sheji tentoi nga distanca, por edhe kësaj radhe topi shkoi vetëm skaj porte. Minuta e 71 regjistrojmë një goditje të fortë, por këtë top arriti ta ndal portieri Kjosevski, pak edhe me ndihmën e baltës para tij. Në minutën e 85 pas shumë tentimeve të ekipit tonë, portieri ynë fillimisht ndali goditjen e Shabanit, por topi me fat arrin deri të Ibraimi i cili shënon për 2:1. Me këtë ndeshje mbyllet dhe sezoni aktual, ku ekipin tonë e lë në pozitën e dytë të renditjes.