Raporti nga ndeshja Pobeda – Shkupi 0:6 (0:1)

Shpërndaje:

Gjashtë gola për tri pikë

Java e 26-të ishte e frytshme për ekipin tonë, pasi që arkëtuam me meritë tri pikë në duelin ndaj Pobedës të luajtur në Prilep.
Edhe para se të fillojë ky duel, ekipi ynë ishte favoritë absolut, duke e dëshmuar këtë edhe në bazë të lojës, rasteve dhe golave që shënuam.
Ndeshja filloi me matjen e forcave dhe me disa tentime të lehta nga ekipi ynë, e që rasti më konkret erdhi në minutën e 17-të, kur Cephas arriti të depërtojë nga e djathtë, por goditja e tij përfundoi skaj porte. Tre minuta më vonë Trapanovsli depërtoi mjaft bukur nga e majta dhe arriti të kalojë mbrojtësit vendas, por në fund topin ia ndali portieri Tofillovski.
Minuta e 25 solli një super goditje nga Cephas, që ishte mjaft e fortë, por nuk pati precizitetin e duhur. Super aksion në min e 31 nga treshja Ackoski, Adetunji dhe Csphas, e që goditjen e këtij të fundit portieri Tofillovski e devijoi në rivënie nga këndi.
Në minutën e 35 Brdarovski nga e majta krosoi deri te Adetunji, i cili me mjeshtri shënoi për 1:0. Në minutën e fundit të pjesës së parë regjistrojmë edhe një tentim nga Alvarezi, po goditja e tij përfundoi në duart e Tofillivskit. Vlen të theksojmë se në 45 minutat e para nuk kishte asnjë rrezik drejt portës së Naumovskit, i cili mbeti thjesht një shikues më tepër në fushë.
Me të filluar pjesa e dytë, rastet për gol nisën menjëherë. Në minutën e 50 Alvarezi gjen Cephasin i cili pa menduar shumë goditi me precizitet në mes të portës për 2:0.
Luhej minuta e 55 kur pamë një slalom të vërtet të Adetunjit, i cili i vetëm arrin të kalojë mbrojtjen kundërshtare për të shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin tonë.
Në minutën e 59-t, vjen dhe goli i katërt, me autor të njëjtë të ndeshjes, Cephasin i cili pasi pranoi një top nga Timovski, arriti që të lirohet nga mbrojtësit për të rritur epërsinë.
Minuta e 63-të solli intervenimin e parë në ndeshje të portierit tonë Naumovski, i cili ndaloi goditjen e sulmuesit Amos Dadet.
Arkitekti i të gjitha aksioneve të ekipit tonë, Fredy Alvarez arriti të gjej rrjetin, duke shënuar nga distanca në minutën e 70-të për 5:0.
Edhe Danfa arrinë që të jetë në regjistrin e golashënuesve. Vetëm disa minuta pasi zëvendësoi Alvarezin, ai arrin që nga afërsia të gjejë cepin e majt të portës, për të rritur epërsinë në gjashtë gola, kur po luhej minuta e 79-t.
Deri në fund të ndeshjes, kishim edhe disa tentime për të shënuar, por duke menaxhuar mirë me lojën si në mbrojte ashtu edhe në sulm, përfundoi ky takim me rezultatin 0:6.
Ndeshjen e radhës e luajmë me 23 Prill në Kavadar, ku do të jemi mysafir të Tikveshit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT