E kemi mbyllur me disfatë ndeshjne e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, duke u mundur nga bullgarët e Levskit të Sofjes me rezultat 0:2.
Në një terren aspak të përshtatshëm, mysafirët nga dy aksione pothuajse edhe jo të rrezikshëm, arritën të shënojnë dy herë në rrjetën e portierit Artan Iljazi.
Autor të golave ishin brazilianët e bullgarëve. Fillimisht Uelton shënoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa në minutën e katërt shtesë braziliani Ronaldo përfitoi nga tollovia në zonë dhe nga afërsia shënoi për 0:2.
Por fillimisht në minutën e pestë, Dudu nuk përfitoi nga një gabim kardinal i portierit Andreev. Braziliani i Shkupit u tregua i ngathët duke i marrë topin portierit, por në vend se të godet portën bosh, ai gjuajti mbi portë.
Pasoi edhe rasti i tjetër për Shkupin, kur në minutën e 29-t, Pinter shfrytëzoi një krosim të shkëlqyer nga këndi, mbrojtësi kërceu më lart se të gjithë, dërgoi goditje me kokë, por Andreev këtë herë bëri një pritje të shkëlqyer.
Megjithatë, Shkupi pati rastin më të mirë në fund të pjesës së parë, kur Cefas doli i vetëm para Andreevit dhe topin e dërgoi mbi te dhe të gjithë tani ishin gati të festonin për gol, por në vetë vijën e fundit Cordoba arriti ta shpëtojë Levskin të pranojë gol.
Shkupi – Levski 0:2 (0:1)
Shikues: 6000
Arbitër kryesor: D. Fucsman (Izrael)
Golashënues: Uelton 31, Ronaldo 90+4
Kartonë të verdhë: Kueven, Ramani, Pinter (SH) Van Der Kap, Dimitrov, Petris (L)
Shkupi: Iljazi, Toshevski, Ilieski (Vosha 82’), Pinter, Timovski (Ramani 55′), Kueven (Adem 82’), Dudu (Sahiti 65’), Diene, Riçkov, Cefas, Hamidi (Trapanovski 55’)