Raporti nga ndeshja Shkupi – Pelisteri

Shpërndaje:

Skuadra e ynë edhe sot është ndalur në barazim 0-0 me Pelsiterin, por me këtë pikë edhe zyrtarisht kemi mbyllur sezonin nënkampion dhe kemi arritur që për të katërtën herë radhazi të sigurojmë pjesëmarrje në garat evropiane.

Edhe në këtë ndeshje ekipi ynë ishte skuadra që diktoi tempo dhe kishte kontrollin e lojës, por tani më dy ndeshje me radhë nuk po arrijmë të shënojmë gol, pas barazimit të javës së kaluar me Makedonija Gj.P.

Kërcënimi i parë në këtë duel erdhi në minutën e 23-të, kur kapiteni Iseni u kanos për portën e Pelisterit. Disa minuta më vonë, ishte Alvarezi që kishte një rast të mrekullueshëm para portës, por edhe në këtë rast nuk kishte gol. Në fund të pjesës së parë përsëri Alvarzi u kanos, por Pelisteri sot kishte portierin e disponuar që nuk po pranonte gol.

Shkupi me të njëjtën ritëm luajti edhe në pjesën e dytë, duke kërkuar së paku një gol, ndërsa Sedlloski në sulm futi Ilirid Ademin i cili kishte rast sapo u inkuadrua në lojë, por goditja e tij përfundoi në duart e portierit Trajçevski.

Rast për shënim kishte Shkupi edhe përmes Ruatubajes, Isenit, Alvarezit, Bilallit e Trapanovskit, por në të gjitha këto raste ose futbollistët nuk ishin preciz, ose portieri kishte zgjidhje.

Edhe në këtë ndeshje që është e pesta me radhë portieri ynë që pothuajse nuk pati fare angazhim, mbetet i pamposhtur. Ndeshjen e fundit të sezonit e luajmë të dielën me 16 maj në Tetovë, ku do të jemi mysafir të Shkëndijës.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT