Raporti nga ndeshja Shkupi – “Skopje” 0:1 (0:1)

Disfatë e befasishme dhe e papritur në kuadër të ndeshjes së javës së 25-t, ku për kundërshtar kishim ekipin e “Skopjes” nga lagja e Autokomandës.
Edhe pse ekipi ynë në këtë ndeshje kishte disa mungesa, nuk pritej që të ketë probleme për pikët e plota, duke parë dhe rolin e favoritit para kundërshtarit.
Ndeshja filloi mirë me disa raste që kishte ekipi ynë, me rrezikun e parë për kundërshtarin në minutën shtatë nga ana e Cephas, goditjen e të cilit e ndalë mbrojtja kundërshtare.

Në vazhdim të lojës, Melos Bajrami tentoi duke goditur me kokë në min e 16-të, por para porte largon topin një mbrojtës. Rasti i parë dhe i mysafirëve erdhi në minutën e 22-të, kur nga një kundërsulm i shpejtë, Hajdari krosoi para zonës ku, topin nuk arrin ta largojë Melos Bajrami, e që Anid Abazi arrin ta shfrytëzojë këtë rast për 0:1.

Futbollistët tanë kërkuan barazimin menjëherë, në minutën e 30-të, goditje e fortë nga 25 metra nga Diene, por portieri me forca të fundit largoi në këndore. Në pjesën e parë edhe pse loja ishte korrekte nga dy ekipet, kartoni i parë i verdhë u dha në min e 41, për simulim nga Hamidi.
“Skopje” kishte edhe dy raste në fund të pjesës së parë, në të 43 Hajdari, ndërsa një minutë më vonë Omeragiç Ekipi ynë ishte shumë afër barazimit në kohën shtesë të pjesës së parë, me Cephas i cili pati rast, ku në afërsi prej 2 metra portieri bllokoi gjuajtjen e tij. Edhe Valid Hamidi kishte mundësi që në minutën e dytë të shtesës të barazoj, pasi ishte vet para portierit, por goditja e tij mbaroi mbi transversale.
Pjesa e dytë filloi me dy zëvendësime te Shkupi, me Shejin dhe Gorgievin në fushë, të cilët zëvendësuan Bajramin dhe Trapanovskin.

Në këtë pjesë të dytë në disa raste u luajt në zonën e rreptësisë së kundërshtarit, ku futbollistët tanë dhe bankina kërkuan penalti, që nuk u dha nga arbitri i ndeshjes. Në minutën e 50 rasti më i dyshimtë dhe ku pritej të akordohej penallti, pasi portieri mysafir ndali Cephasin në zonën e rreptësisë, por edhe kësaj arbitri nuk tregoi në pikë të bardhë. Trajneri Xhihat Arslan tentoi edhe me disa ndryshime të fusë freski, duke zëvendësuar Danfan me Hamidin.

Rasti i radhës ishte në minutën e 60-të, kur Queven tentoi nga jashtë 16 metrave, por topi kaloi vetëm skaj këndit të portës mysafire. Tre minuta më vonë, Margvelashvili pas rivënies nga kendi të Alvaresit, goditi me kokë, mirëpo portieri mysafir grushtoi topin. Luhej minuta e 70-t, kur Demiri zuri vendin e Brdarovskit dhe sulmet ishin edhe më të shpeshta. Në minutën e 74-të, Sheji goditi fort me kokë, por nga vija fundore ku topi sa nuk kishte kaluar në rrjet, një nga mbrojtësit mysafir largoi topin për të mos lejuar barazimin.

Gorgievi në minutën e 76-të, tentoi me kokë nga afërsia, ndërsa topi edhe kësaj radhe nuk deshi të përfundoj në rrjet, pasi goditi transversalen dhe u kthye në duart e portierit. Diene në minutën 79-t tentoi nga distanca, goditja ishte shumë e fortë, ndërsa portieri arriti të grushton në rivënie këndi.

Deri në fund të ndeshjes në minutën e 85 edhe Alvarez tentoi nga gjuajta e lirë, e që nuk ishte preciz për disa centimetra. Në minutat deri në fund kishte disa ndërprerje dhe vonesa të lojës, ndërsa arbitri Stojançe Stojanov e vazhdoi lojën për pesë minuta, që nuk ndryshuan në rezultatin përfundimtar.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT