Rastet i takuan Shkupit, fitorja Bregallnicës

Shpërndaje:

Rastet i takuan Shkupit, fitorja BregallnicësSkuadra e FC Shkupi ka luajtur dhe kontrolluesen e katërt gjatë fazës përgatitore, ndërsa kësaj radhe ishte mysafire e Bregllnicës në Shtip.

Në kushte shumë të vështira për lojë, kur temperaturat kishin kaluar mbi 40 gradë celsius, ekipet edhe pse me vështirësi, treguan lojë të mirë, por me dominim të plotë të shkupjanëve, të cilët nga tetë raste të qindpërqindta, shënuan vetëm një gol, ndërsa nikoqirët kishin vetëm tri raste dhe shënuan dy herë, edhe atë gola që nuk kishin ndonjë aksion që pritej të ketë fryt.

Që nga minuta e parë Shkupi sulmoi portën kundërshtare, me Demir Huseinin, Ardian Nuhiun dhe Bujamin Asanin dhe Florent Osmanin, ndërsa nikoqirët në vetëm 10 minuta para se të shkonin në pushim, shënuan për 1:0 me golin e mbrojtësit Nikolla Tonev, i cili pas kromimit nga e majta ishte më i gjatë në kërcim dhe me kokë tundi rrjetin e Zendelit. Në pjesën e dytë Shkupi sulmoi edhe më furishëm dhe aksionet radhiteshin sikurse në shirit filmi. Nuhiu përsëri për disa centimetra nuk ishte preciz, goditjen e forte të Mevlan Adilit e ndali portieri i Bregallnicës, Miran Maksuti nuk rreshti së godituri drejt portës, por duke mos konkretizuar asnjë herë, ndërsa dy herë nga goditja e lirë tentoi Muharem Bajrami. Edhe Bujamin Asani kishte edhe disa tentime, ndërsa të gjithë këtë lojë shterpe e konkretizoi Bregallnica duke shënuan golin e dytë, me autor Gjorgji Nikovski.

Kur mendohet se ndeshja do përfundojë me këtë rezultat, Fisnik Zuka me një super gol nga 20 metra shënoi për 2:1, ndërsa më pas edhe dy raste kishte Shkupi, por që fishkëllima e fundit e gjyqtarit bëri me dije se koha e rregullt përfundoi.

Trajneri Zekerija Ramadani pas ndeshjes tha se ishte shumë i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët e tij. “Duke marrë parasysh se dje kishim një stërvitje tejet të vështire dhe sot edhe ndeshja u luajt në kushte tepër të rënda, unë mendoj se sot mora atë që dëshiroja nga futbollistët e mi. Sigurisht se kontrolluesit nuk dëshirojmë me çdokush ti fitojmë, por duam të mësojmë se sa jemi të përgatitur për ndeshje të rënda. Bregallnica tregoi se jo rastësisht vitin e kaluar kishte 15 ndeshje pa disfatë, ndërsa ne jemi të bindur se po formojmë një ekip të mirë me futbollistë të rinj dhe ata me përvojë”, ka potencuar Ramadani.

Në këtë ndeshje gjithashtu u vërejt mungesa e koreanit Bae Bum-Geun dhe Besar Iseni, të cilët vazhdojnë të jenë jasht klubit shkaku i lëndimeve. Shkupi vazhdon nga e hëna me stërvitje, ndërsa kontrolluesja e radhës do të luhet të dielën (26.07.2015), ku mysafire në stadiumin e Çairit do të jetë ekipi i Besës së Pejës. / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT