Rastet për Shkupin, pikët për Bregallnicën (Video)

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Në një ndeshje tipike kampionale ekipi i FC Shkupit edhe pse e dominoi lojën në të gjitha aspektet nuk arriti të konkretizojë asnjë rast nga shumë të tillë që kishte, ndërsa skuadra nikoqire nga ndërprerja i ka shënuar gol Shkupit për ti marrë tri pikë dhe për ta kaluar edhe në tabelën e klasifikimit.

Shkupi ishte kanosur që në minutën e pestë me anë të një goditje me kokë të Muharem Bajramit, pas kromimit preciz nga këndi të Isenit. Në minutën e 14-të ishte përsëri Bajrami, i cili në aksionin e radhës tentoi nga largësia, por topi kaloi vetëm skaj portës së portierit Kobetiq.

Në minutën e 16-të një aksion në mes Traores dhe Demirit, që ky i fundit ishte vonuar për të qindtat e sekondës para portierit i cili e largoi topin jashtë fushës.

Nikoqirët shansin e parë, por jo edhe të rrezikshëm e kishin në minutën e 22-të, kur goditja e Jovanovskit nuk ishte e rrezikshme për kapitenin e Shkupit Suat Zendeli. Deri në fund të pjesës së parë kishin edhe disa gjysmë raste futbollistët e Shkupit, por jo që ishin të rrezikshme.

Në pjesën e dytë që në fillim kishin rast të mirë Osmani dhe Zuka, por topi u ndal nga mbrojtja vendase, më mas në minutën e 49-të, Adili me një krosim të gjatë e gjen Demirin, goditja e të cilit shkoi mbi portë, ndërsa njëjtë reagoi edhe Florent Osmani kur dërgoi topin mbi portë në minutën e 54-të. Minuta e 69-të solli një tjetër rast të Besir Isenit i cili ishte aktiv gjatë gjithë kohës para portës kundërshtare, por goditja e tij nga një distancë e largët, shkoi përskaj portës.

Atraksionet para portës së Kobetiq u zhvilluan në interval kohor për vetëm një minutë, kur në minutën e 73-të fillimisht pas kromimit të Maliqi, Husein Demiri me kokë gjen këndin e golit, por Kobetiq me gishtërinj nuk e la topin të futet në rrjet, ndërsa Asani goditi në trup një futbollist nikoqir dhe rezultati ngeli i pandryshuar. Një minutë më vonë edhe Muharem Bajrami tentoi përsëri nga distanca por pa konkretizim.

Dhe dënimi për Shkupin vjen në minutën e 78-të, kur nga gjuajtja e lirë Zdravkov gjen këndin e zbrazët të portës së Shkupi, ndërsa gjatësia trupore e Zendelit në këtë rast ishte e shkurtë.

Me këtë disfatë Shkupi mbetet në kuotën e pesë pikë në pozitën e 8-të, ndërsa Bregallnica ngjitet  në të shtatën me një pikë më shumë. Në ndeshjen e radhës Shkupi në Çair është nikoqire e Sileksit të Kratovës.

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!