REAGIM

Shpërndaje:

Kemi marrë lajmin se Qyteti i Shkupit të ofrojë ndihmë financiare për klubet e futbollit në Shkup dhe këtë lajm e pritëm me shumë kënaqësi dhe e vlerësojmë faktin që Qyteti i Shkupit, ndihmon dhe mbështet klubet që përfaqësojnë qytetin, duke kontribuar edhe për zhvillimin kulturor.
Por ajo që na shqetësoi dhe nuk e kemi të qartë, është fakti se FC Shkupi është ekip i cili në pesë vitet e fundit, më së miri e ka përfaqësuar qytetin në garat evropiane. Edhe pse ne jemi klub i cili përfaqëson vendin dhe jo vetëm qytetin, jemi të befasuar pse Qyteti i Shkupit, nuk e pa të udhës të ndajë mjete financiare për klubin tonë. Pyesim nëse ata që e morën këtë vendim, nuk e shohin FC Shkupin si pjesë të qytetit të Shkupit apo si një klub futbolli të Maqedonisë së Veriut?
E vlerësojmë mjaft diskriminues këtë qëndrim të Qytetit të Shkupit ndaj qytetarëve të Çairit dhe klubit tonë në përgjithësi.
Ndoshta FC Shkupi nuk ka mbështetjeje politike, por të gjithë duhet ta dinë se FC Shkupi nuk heq dorë kurrë nga qëllimet e veta dhe është një klub që mund të mbijetoj edhe vetëm. Megjithatë, ne dëshirojmë t’u themi atyre që e kanë marrë këtë vendim, se ata duhet të korrigjojnë gabimet e tyre sa më shpejtë të jetë e mundur. Ky diskriminim sjell vetëm dëm për të gjithë dhe asnjë përfitim. Përgjegjësi për këtë diskriminim ka gjithsecili që është i përfshirë në këtë vendim.

Me respekt
FC Shkupi

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT