Reginaldo dhe Rwatubyaye ftesë për kombetaret e tyre, Berisha te U21

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka vazhduar ditëve që të punojë me intensitet të shtuar për ndeshjen e javës së 24-t, kur do të jemi mysafir të Sileksit në Kratovë.

Kjo javë luhet një ditë më parë shkaku që do të bëhet grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e marsit, për kualifikueset në Botërorin Katar 2022.

Dy futbollistët tanë, Reginaldo i Mozambikut dhe Abdul Rwatubyaye i Ruandës kanë marrë ftesë nga kombëtaret e tyre për të qenë pjesë për  ciklin kualifikues, por shkaku i protokolleve të rrepta shkaku i situatës me COVID-19, pas rikthimit dy futbollisttë do të duhet që të rrinë së paku dhjetë ditë në karantin.

Rregullta e FIFA-s, u kanë dhënë mundësi ekipeve që të vendosin nëse do të lejojnë futbollistët e tyre të lirojnë nga obligimet, andaj duke përcjell situatën e krijuar si në vend ashtu edhe në nivel botërorë me COVID-19, nuk do të jemi në mundësi që të lejojmë futbollistët të grumbullohen me kombëtaret e tyre.

Gjithashtu të potencojmë se ftesë me përfaqësuesen U21 ka marrë edhe Jakup Berisha. Përfaqësuesja U21 do të grumbullohet me 21 mars kur edhe niset për në Antalia. Me 24 mars luan kontrolluesen ndaj Kazakistanit, 27 mars, me Sllovakin, ndërsa me 29 mars mbyllen kontrollueset me Bullgarinë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT