Kemi nderin që sot t’ju njoftojmë se skuadra jonë pas përpjekjeve për të sjellë një sulmues me përvojë në mesin tonë, arritëm që të bëjmë dakord me sulmuesin nga Mozambiku, e fjala është për 30 vjeçarin Reginaldo.
Reginaldo ka luajtur në shumë skuadra dhe kampionate të ndryshe, ndërsa së fundmi ishte pesë e skuadrës nga Kazakistani Kaysar.
Më parë ka luajtur edhe te Shkhter, Kukësi, Laçi, Luftëtari, ndërsa ishte pjesë edhe e skuadrave portugeze, Santa Clara, Nacional dhe ajo e Muçulmana.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes Reginaldo ka folur edhe për faqen tonë zyrtare ku mes tjerash ka thënë:
“Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e FC Shkupit, nuk kam shumë njohuri për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por ajo çka di është nga kisha kur kam luajtur në Shqipëri që kam pasur disa shokë atje. Kam ardhur këtu për ta dëshmuar veten dhe për ta ndihmuar klubin, ku kam gjetur njerëz shumë të mirë, por mbi të gjitha edhe futbollistë kualitativ.
Ajo që më shtyu të vij te Shkupi është që po mban pozitën e dytë dhe është në garë për të luftuat për titullin kampion, unë shumë i dua sfidat dhe kjo do të jetë një sfidë e mirë për mua dhe erdha këtu për ta ndihmuar klubin të shënoj gola dhe të arrijmë ambiciet tona. E di që nuk do të jetë lehtë, por dua të jem edhe unë pjesë e ekipit për ta ndihmuar në këtë arritje.
Fillimisht e dua të them se po jetojmë në një periudhe të vështirë, por shpresoj që Zoti do të ndihmojë që kjo të tejkalohet. Kam dëgjuar se Shkupi ka shumë tifozë, ata le të presin nga unë shumë, pasi që unë kam ardhur këtu për të shënuar shumë gola dhe të bëjë asiste. Mezi se pres të fillojmë”, ka thë Reginaldo.
Regionaldo tani më i është bashkuar punës me ekipin dhe ka filluar ambientimin nën urdhrat e trajnerit Hasan Ozer, ndërsa kontrata e tij është nënshkruar për bashkëpunim një vjeçar.