Reginaldo: Shpresoj në golin e parë, por më e rëndësishme është fitorja e ekipit

Shpërndaje:

E diela sjell ndeshjen e javës së 22-të, që është edhe e fundit e rrethit të dytë në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, e ku për kundërshtarë do të kemi Rabotniçkin.

Edhe për këtë ndeshje, ekipi kishte disa ditë në dispozicion për tu përgatitur, duke marrë parasysh se në mesjavë u luajtën ndeshjet e javës së 21.

Skuadra është e kompletuar, pa asnjë mungesë, në përjashtim të të lënduarit, Fatih Ismaili, ndërsa të gjithë të tjerët do të jenë në dispozicion të trajnerit Hasan Ozer.

Për duelin e nesërm ka folur sulmuesi Reginaldo, i cili në janar u bë pjesë skuadrës tonë dhe është në kërkim të golit të parë.

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë, ashtu sikurse gjithë përballjet tjerat.  Ne e respektojmë kundërshtarin, por shpresoj se do të fitojmë tre pikët që të vazhdojmë rrugën tonë drejt ambicieve.  Personalisht, ndihem më mirë  ndeshje pas ndeshje.  Isha jashtë konkurrencës për dy muaj, por më e mira nga unë pritet të vjen.  Unë jetoj për të shënuar gola dhe kjo do të ndodhë.  Shpresoj të shënoj golin tim të parë në këtë ndeshje,  por gjëja më e rëndësishme është që ekipi të fitojë”, ka thënë Reginaldo.

Kujtojmë se edhe këtë ndeshje do ta luajmë në cilësinë e nikoqirit në kompleksin sportiv të FFMV-s, ndërsa për këtë duel drejtësinë do ta ndajë Aleksandar Stavrev. Dueli Shkupi – Rabotniçki luhet me fillim në orën 14:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT