Renova vetëm në pjesën e dytë më e mirë se Shkupi

Shpërndaje:

Renova vetëm në pjesën e dytë më e mirë se ShkupiNë ditën e gjashtë të qëndrimit të tyre në Ohër ekipet e Shkupit dhe Renovës kanë luajtur ndeshje kontrolluese, ku skuadrat kanë matur forcat e tyre për të parëformën e futbollistëve.

Dy trajnerët e skuadrave Zekirija Ramadani i Shkupit dhe Qatip Osmani i Renovës ndeshjen e kishin filluar me 11-tëshet më të mira,duke treguar lojë shumë kualitative me shumë raste të në dy anët.

Të parët u kanosën shkupjanët me Besart Isenin i cili nga afërsia goditi vetëm portierin, ndërsa në anën tjetër i disponuar për të mbrojur ishte edhe Suat Zendeli i cili ndali goditjet e Lavdrim Skenderit, Ramizfaik Selmanit dhe Izair Eminit. Në dy raste tjera Shkupi kishte mundësinë për të avancuar megoditjet e Goran Maznov dhe Muharrem Bajramit.

Në pjesën e dytë dy ekipet luajtën me 11-tëshe të reja, por në këtë rast tetovarët u treguan më të fortë, pasi që në mesin e tyre kishin shumë futbollistë të njëmbëdhjetëshen e parë.

Në minutën e 15-të të pjesës së dytë i pari shënoi GjorgjiMojsov, e më pas portieri Jasir Bajrami kishte ndërhyrje të palejuar në 16-tëshe, ndërsa nga pika e bardhë shënoi Elmedin Rexhepi në minutën e 31-të.

Vetëm dy minuta mëvonë Erblin Shaqiri shënoi gol për avantazh 3:0, ndërsa në minutën e fundit gol për Shkupin shënoi Leonard Kallaba,i cili kishte mundësi të shënojë edhe një herë, nëse portieri nukdo e ndalonte goditjen etij të fortë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT