Mesfushori 21 vjeçar, Besnik Ferati, pas disa viteve rikthehet në shtëpinë e tij në Çair.
Me shumë kënaqësi, ju njoftojmë që FC Shkupi ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me mesfushorin Ferati.
Një lojtarë jashtëzakonisht I mirë që doli nga akademia jonë e që karrierën e tij e vazhdoi në ekipe të ndryshme.
Besniku shprehet i lumtur që po rikthehet në Çair. Ai premton që do të japë gjithçka nga vetja për fanellën bardhekaltër.
“Jam shumë i lumtur që rikthehem në skuadrën e Shkupit. Për mua është një emocion i veçantë të jem pjesë e një skuadre ku kam kujtime të bukura dhe shpresoj që të kemi sa më shumë suksese. Jam i bindur që do vijojmë punën e mirë që është bërë këto kohë. Unë do mundohem të jap maksimumin për ngjyrat e kësaj fanelle që për mua është e veçantë. Tifozëve u premtoj që do bëj më të mirën time për ngjyrat e kësaj fanelle”, tha Besnik Ferati.
Besnik Ferati në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Akademija Pandev, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Partizanin në Shqipëri.
Besnik Ferati është anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë se Veriut U21, me të cilët deri më tani ka regjistruar katër paraqitje.