RIKTHEHET NË ÇAIR OMAR IMERI

Shpërndaje:

Të dashur simpatizues të Shkupit, pas tri vite e gjysmë e pas takimeve të shumta këto ditë, kryesia e klubit na njofton se Omar Imeri po rikthehet në Çair.
Skuadra jonë FC SHKUPI ka nënshkruar kontratë 6 mujore në formë huazimi me fantazistin 22 vjeçar Omar Imeri, i cili në radhët tona vjen nga skuadra e Bodrumsporit.
Mjaft i lumtur shprehet Omari, për rikthimin në Çair dhe premton që do të japë gjithçka në fushë.

“Sigurisht është ndjenjë e veçantë dhe jam i lumtur që rikthehem në klubin e Shkupi-t, në një ndër klubet me traditë më të madhe në vend. Falënderoj klubin për mundësinë e dhënë, sepse tashmë jam në një skuadër që ka futbollistë jashtëzakonisht të talentuar dhe shumë kualitet andaj edhe nga ana ime unë do të jap maksimumin nga vetja për t’i arritur objektivat tona deri në fund sezonit.” tha, Imeri.

Kujtojmë që Omar Imeri në kampionatin tonë numëron gjithsej 72 ndeshje, 16 gola dhe 7 asistime.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT