Rron Broja: “Do të jem gati për Gjermaninë”

Shpërndaje:

Rron Broja vazhdon të shkëlqej edhe me përfaqësuesen e Kosovës U21. Mesfushori kosovar nga radhët e FC Shkupit, ishte pjesë e fitores 2-0 të Kosovës në ndeshjen eliminatore ndaj Azarbejxhanit, ku qëndroi plot 84 minuta, ndërsa u largua pasi ishte vendosur fati i ndeshjes.

Jam shumë i kënaqur me paraqitjen time në fitoren e Kosovës ndaj Azarbejxhanit me 2-0. Edhe pse ndeshja u zhvillua në kushte të vështira, djemoshat treguan shpirtin e tyre luftarak dhe në fund iu gëzuam fitores së merituar. Besoj se kemi gjasa të mira që të arrijmë deri te pozita e dytë në Grupin e 5-të,” tha Broja pas ndeshjes.

Mirëpo në ditët në vijim Rroni u ankua në dhimbje të vogël në muskulin e këmbës, andaj mungoi edhe në stërvitjen e fundit, mirëpo ai është optimist se gjërat do të shkojnë mirë me rehabiltimin dhe se do të jetë gari për sfidën e ardhshme të Kosovës U21.

Bëhet fjalë për një lëndim të lehtë të muskulit ose zgjatje dhe me stafin mjekësor besoj se do të jem gati për sfidën e rëndësishme kundër Gjermanisë, që është lidere e grupit tonë,” tha mes tjerash Rron Broja. Ndeshja e ardhshme e Kosovës U21 do të jetë përball Gjermaninë, më 27 mars, në orën 18:45, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT