Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës U21, Rafet Prekazi ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, kundër Azerbejxhanit, që zhvillohen më 22 mars në orën 19:00 dhe kundër Gjermanisë, më 27 mars në orën 18:45.
Në mesin e futbollistëve që do të luajnë në këto dy përballje, ftesë ka marrë edhe mesfushori i talentuar i FC Shkupi Rron Broja, i cili me paraqitjet e mira ka bindur Prekazin që ta përfshijë në listën e të grumbulluarve.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit Kosova U21, do ta mbajë më 19 mars.