Lojtari ynë Abdul Rwatubyaye pati një operacion të suksesshëm të dielën e kaluar.
Operacioni shkoi mirë dhe lojtari është gati për hapin tjetër të rëndësishëm që do të jetë pjesa rehabilituese e rikuperimit të tij.
Mbrojtësi 26-vjeçar do të qëndrojë në Stamboll dhe do të punojë me një nga fizioterapistët më të mirë në Turqi për t’u rikthyer edhe më i fortë.
Për vazhdimin e kontratës së tij, ekipi ynë drejtues tashmë ka qenë në bisedime me Abdul Rwatubyaye për të vazhduar kontratën e tij për 6 muaj. Lidhur me këtë, presim që gjithçka të zyrtarizohet brenda dy ditëve në vijim.