RWATUBYAYE: LUFTOJMË PËR EMRIN E KLUBIT TONË

Shpërndaje:

Pas fitores kundër Renovës në javën e kaluar, skuadra jonë kërkon fitoren e radhës kundër Bregallnicës të premten e 29 tetorit.
Ndeshja do të zhvillohet nesër, në stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 14:00.
Shkupi-Bregallnica, ndeshja e xhiros së 12-të, do të transmetohet në MTV2 dhe TV Arena Sport.

Para ndeshjes, publikut I drejtohet mbrojtësi jonë Abdul Rwatubyaye, duke kërkuar përkrahje jo vetëm në këtë ndeshje, por gjatë gjithë sezonit.

“Nuk kam shumë për të folur në lidhje me ndeshjen e së nesërmes. Ne kemi 10 ndeshje pa humbur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë fuqishëm emrin e klubit tonë dhe ta mbajmë rekordin e mirë që e kemi. Ne vazhdojmë të luftojmë për titullin, do të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje për tre pikët, gjithmonë duke I respektuar kundërshtarët tanë. Çdo ndeshje për neve në këtë sezonë, do të jetë një finale”, tha Rwatubyaye.

Në tre ndeshjet e fundit në ligë, skuadra e Bregallnicës, ka tre fitore dhe renditet e katërta në tabelë me 19 pikë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT