Së shpejti fusha ndihmëse pas golit me standarde moderne për stërvitje

Shpërndaje:

Drejtuesit e FC Shkupit sot patën një takim me Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nga i cili morrëm një lajm shumë pozitiv, e që ka të bëjë me një investim rreth fushës ndihmëse të skuadrës tonë.

Numri një i Komunës së Çairit, premtoi se së shpejti do të nisin punimet dhe se fusha ndihmëse pas golit (krahu i djathtë nga tribuna e vjetër) do të pajiset me bari artificial të standardeve më të larta.

Ky investim pa dyshim se do ta bëjë fushën ndihmëse të përshtatshme për të gjitha sezonet, duke krijuar kushte moderne dhe profesionale për stërvitjet e ekipit senior, por gjithsesi edhe të gjeneratave të reja të Akademisë së FC Shkupit.

Neve si klub falënderojmë Kryetarin e Komunës së Çairit, që në këtë mënyrë mbështet FC Shkupin, e që realisht nuk është thjesht një klub futbolli, por është një simboli i pasionit dhe krenarisë së çdo shkupjani, ëndërr e çdo të riu që një ditë të veshë fanellën “bardhekaltër”.

Me këtë investim të Komunës, neve si klub sigurojmë që çdo i ri do të ketë mundësinë të ndjekë ëndrrat e tij, pasi vërtetë me FC Shkupin dhe drejtuesit e rinj, që gjithë fokusin po e përqëndrojnë, pikërisht tek moshat e reja, ëndërrat e tyre një ditë do të bëhen realitet.

Familja e madhe e FC Shkupit ju mirëpret…

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT