SEDLLOSKI: BESOJ NË FUTBOLLISTËT E MI

Shpërndaje:

Skuadra jonë FC SHKUPI në mesjavë do të zhvilloi ndeshjen e xhiros së 31-tëLPFMV-së, kundër skuadrës së Makedonija GJ.P. Pas rezultatit negativ në Shtip të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.
Shkupi me Makedonija GJ.P. u përballën dy herë në këtë sezon. Në ndeshjen e parë, fituam me rezultat 2:0 ndërsa ndeshja e dytë u mbyll me një fitore për skuadrën mysafire me rezultat 2:1. Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen tonë zyrtare foli, kryetrajneri Goce Sedlloski.

“Sigurisht që ne e rrespektojmë skuadrën kundërshtare, jo rastësisht ata janë në luftë për të dalur në Evropë por unë besoj që futbollistët e mi do të japin maksimumin në këtë ndeshje,dhe do të luajnë si profesionist të vërtet pas një ndeshje jo të mir në Shtip”, tha Sedlloski. 

Skuadra e Makedonija GJ.P. renditet në pozitën e 4-të në tabelë me gjithsej 56 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar një disfatë nga Shkëndija, dhe dy fitore kundër Rabotniçkit dhe Akademija Pandev.

Ndeshja SHKUPIMakedonija GJ.P. do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e Çairit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT