Sedlloski: Fitore dhe tri pikë të merituara

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi sot ka marrë dhe fitoren e radhës, ndërsa kësaj here ishte Rabotniçki që është mundur me rezultat 2-0.

Për ndeshjen në fjalë mendimin e tij e ka dhënë trajneri Goce Sedlloski, i cili ka mbetur i kënaqur nga loja dhe fitorja që i sollën ekipit edhe tri pikë të reja.

“Fitore plotësisht e merituar, në pjesën e parë kishim disa raste që nuk i shfrytëzuam, në pjesën e dytë kishte momente kur edhe Rabotniçki gjithashtu kishte një apo dy raste për të shënuar e që nuk i shfrytëzuan. Në fund mendoj se nëse e analizojmë rrjedhën e lojës, ishin këto tri pikë të merituara. Uroj të gjithë djemtë për lojën e treguar, ata ende nuk kanë ardhur në atë formë që duhet të jenë, është fundi I kampionatit, nuk janë mjaftueshëm të përgatitur port ë gjithë presim të mbarojë ky sezon dhe të fillojmë nga zero, që të shoh mirë dhe të përgatitemi, pasi vërtet ky ekip ka kualitet”, ka thënë Sedlloski.

Në javën e 30-të, që luhet të mërkurën, skuadra e FC Shkupit luan në cilësinë e mysafirit, ndërsa për kundërshtarë do të ketë ekipin e Struga T&L.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT