Sedlloski: Ishte ndeshje e fortë dhe me meritë u kthyem me një pikë

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit të mërkurën luajti ndeshjen e javës së 30-t, me ekipin e Struga T&L në Strugë, ndërsa nga ky udhëtim u kthye me një pikë pas barazimit 0-0.

Për duelin e të mërkurës vlerësimin e tij ka dhënë trajneri ynë Goce Sedlloski.

“Ishte kjo edhe një ndeshje e mirë edhe pse kishte periudhë kur Struga ishte kundërshtarë më i mirë në pjesën e dytë. Normalisht që edhe në këtë ndeshje doja që të provojë edhe disa futbollistë të cilët nuk kishin luajtur deri më tani dhe u dhashë rastin. Këtë kundërshtari e shfrytëzoi në disa momente dhe kishin një iniciativë që prodhuan edhe dy-tre raste. Por në fund do të them se ishte ndeshje shumë e fortë, por mendoj se me meritë u kthyem të pamposhtur nga Struga”, u shpreh Seddloski.

Skuadra ka tri ndeshje që po luan nën udhëheqjen e trajnerit Sedlloski dhe në tri ndeshje nuk ka pranuar gol, Sedlloski ka dhënë vlerësimin e tij edhe për këtë aspekt.

“Mirë, mbrojtja fillon lartë nga sulmi, kur duhet të mbrohemi, të gjithë duhet të mbrojmë dhe kur sulmojmë, sulmojmë të gjithë. Po luajmë futboll kolektiv njëri për tjetrin, në bisedë me futbollistët më kanë thënë se nuk kanë stërvitur ashtu siç duhet mirë, por normalisht se tani nuk kamë kohë të bëjë shumë ndërhyrje, por do ta potencoj edhe një herë se nëse ky ekip përgatitet mirë ka një potencial të madh te ta për të arritur më shumë”, ka thënë Sedlloski.

Kujtojmë se ndeshja e radhës do të luhet të shtunën me 1 maj, ndërsa na pret edhe një duel mjaft i vështirë me konkurrent që kërkonn evropën, është Makedonija Gj.P.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT