Sedlloski: Në bazë të rasteve merituam të kishim fituar

Sezoni futbollistik është mbyllur sot me ndeshjen e javës së 33-të, ndërsa luajtëm në cilësinë e mysafirit në Tetovë te Shkëndija.

Në një ndeshje shumë dinamike, e luajtur pa presion nga rezultati, ekipi ynë tregoi kualitet të lartë dhe me shumë raste për të shënuar më shumë se një gol.

Por në fund u ndamë në barazim, ndërsa pas ndeshjes vlërësim për lojën ka dhënë trajneri Goce Sedlloski.

“Fillimisht dua t’ia uroj titullin Shkëndijës, normalisht ne përfunduam pas tyre, por e dini se nga momenti kur kam ardhur te Shkupi sa raste po krijojmë, por për fat të keq na mungon gol-lojtari, i cili ato raste që i krijojmë duhet patjetër të shënojmë gol. Shpejtë e mirë po arrijmë në gjashtëmbëdhjetëshe, por aty kur duhet të realizojmë po mungon përfundimi, por mendoj se do të jetë OK për sezonin e ardhshëm.

Shihni, në ndeshjen e sotme normalisht që pas pranimit të golit të parë filluam të luajmë futboll, por edhe zëvendësimet që i bëra sot më sollën ofensivë të mirë, normalisht në bazë të rasteve merituam të kishim fituar sot, thash që edhe ata në pesë-gjashtë minutat e para kishin rastet e tyre, por mendoj se do të ishte reale nëse do të ktheheshim në Shkup me tri pikë të fituara. Edhe një herë urime deri tek futbollistët e mi, normalisht që nga nesër do të jenë në pushim dhe më pastaj do të fillojmë përgatitjet për sezonin e ardhshëm . Shpresoj që me disa përforcime të mira, do të jemi edhe më të mirë”, ka thënë Sedlloski.   

Ekipi nesër do të ketë edhe një takim, ku në një drekë të përbashkët do të jetë shoqërimi para fillimit të pushimit të merituar, duke mbyllur sezonin si nënkampion, me ambicie që sezoni i ardhshëm të jetë dhe më i suksesshëm.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT