SEDLLOSKI: TANI FOKUSOHEMI NË NDESHJEN E RADHËS

Shpërndaje:

Pas pauzës dy mujore u rikthye futbolli në vend. Skuadra jonë FC SHKUPI, zhvilloi ndeshjen e xhiros së 19-të kundër skuadrës nga Strumica, Akademija Pandev. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, me mysafirët që kaluan të parët në avantazh në minutën e 7-të, ndërsa Shkupi u përgjigj në minutën e 28-të me golashënues Sunday Adetunji. Ishte ky i fundit që shkëlqeu në këtë ndeshje, i cili po ashtu në minutën e 77-të shënoi golin e dytë dhe të fitores për “pëllumbat” nga Çairi.

Kryetrajneri skuadrës Goce Sedlloski në deklaratë për faqen tonë u shpreh i lumtur me rezultatin dhe fitoren.

“Ju thash djemve më herët se ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira. Luajtëm kundër një ekipi të fortë dhe që ishin në vendin e dytë në tabelë. Në pjesën e parë nuk isha i kënaqur me lojën që zhvilluam, e kuptoj, futbollistëve të sapoardhur ju duhet kohë ende të përshtaten me lojën tonë. Në pjesën e dytë, zhvilluam një ndeshje komplet tjetër edhe pse me një futbollist më pak arritën të japin maksimumin dhe të fitojmë. Sigurisht jam i lumtur për këtë fitore, i përgëzoj futbollistët dhe të gjithë tifozët tanë. Tani vëmendjen e kemi tek ndeshja ndeshja e radhës dhe duhet të luftojmë për tre pikët dhe të mbetemi të parët në tabelë”.

FC SHKUPI vazhdon të qëndroj lider i tabelës me 45 pikë të grumbulluara, 8 pikë më shumë se vendi i dytë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT