Mbyllet ndeshja e parë e raundit të dytë në Ligën e Konferencës së UEFA-s, mes FC Shkupit dhe CD Santa Clara-s.
Skuadra nga Çairi pësoi disfatën e parë në këtë kompeticion, me rezultat 0-3 në favor të Santa Clara-s, në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup.
Në minutën e 30-të shënon autogol lojtari Rwatubyaye, e më pas Carlos në minutën e 49-të dhe në minutat e fundit të ndeshjes, golin e tretë e shënoi Costa.
“Së pari më duhet ta uroj skuadrën e Santa Clara-s, e thash edhe para ndeshjes, se bëhet fjalë për një ekip mjaft të mirë.
Autogoli që e pranuam ndryshoi gjithçka, por edhe lojtarët e Santa Claras, treguan lojë mjaft të mirë.
Tani mbeten edhe 90 minuta tjera të vështira, por duhet të tregohemi profesional dhe ta vazhdojmë rrugëtimin tonë në këtë kompeticion”, u shpreh kryetrajneri Sedloski, pas ndeshjes.
Ndeshja e dytë, e raundit të dytë të Ligës së Konferencës së UEFA-s, do të luhet të enjten e 29 korrikut në Portugali.
SEDLOSKI: AUTOGOLI QË PRANUAM NDRYSHOI GJITHÇKA
Shpërndaje:
Artikuj