SEDLOSKI: DO TË PUNOJMË EDHE MË SHUMË PËR QËLLIMET TONA

Shpërndaje:

Sot në Çair në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët vendas, u zhvillua derbi shqiptar në mes skuadrës së Shkupit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo vlefshme për xhiron e  17-të të ligës së parë të futbollit vendor.
Edhe pse pas disa rasteve të pastërta për të shënuar, në pjesën e parë portat ngelën të pa prekura dhe kështu u mbyll me rezultatin 0-0.
Në pjesën e dytë serinë e golave e hapi skuadra mysafire ne minutën e 71-të me golashënues Sindrit Gurin, ndërsa për FC SHKUPIN goli erdhi nga goditja e lirë në minutën e 88-të, nga një gjuajtje fantastike Freddy Alvarez barazoi shifrat në 1:1. Të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit tentuan deri në fund të ndeshjes për të shënuar edhe golin e fitores, por nuk arritën dhe ndeshja përfundoi me barazim.

 “Ishte një ndeshje e vështirë duhej t’i shfrytëzonim rastet tona në pjesën e parë sepse në ndeshje të tilla rastet duhet shfrytëzuar në maksimum, sigurisht edhe ata kishin rastet e tyre por falë Kikos nuk u penalizuam. Goli erdhi nga gabimi jonë, por zëvendësimet freskuan lojën dhe me një goditje maestrale nga Freddy ne arritëm të barazojmë rezultatin. Mendoj që rezultat i tillë është më se real. Urime deri tek futbollistët dhe tifozët qe erdhën dhe na mbështetën deri në fund. Ne jemi këtu së bashku pothuajse më tepër se 7 muaj dhe po punojmë shumë për t’i arritur objektivat tona që i kemi deri në fund të sezonit”, tha kryetrajneri jonë Goce Sedloski, pas përfundimit të ndeshjes.

Kujtojmë që FC SHKUPI vazhdon të qëndroj lider i tabelës me 39 pikë të grumbulluara.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT