Sedloski: Fitore e rëndësishme për klubin dhe tifozët

Shpërndaje:

Mbyllet ndeshja e dytë, e raundit të parë në ligën e konferencës së UEFA-s, me barazim 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në ndeshjen kthyese, Shkupi nuk lejoi befasi dhe me rezultatin 1-1, mbylli takimin në Prishtinë, ndërsa me fitore 2-0 në Shkup, eliminoi Llapin me rezultat të përgjitshëm 3-1.
Golin për FC Shkupin, e shënoi Ali Adem, në minutën e 78’, kurse për KF Llapin shënoi Drilon Fazliu, duke barazuar shifrat në minutën e 84’.

I lumtur për fitoren e skuadrës së tij, kryetrajneri Goce Sedloski mendon që duhet përmisuar ende dhe duhet të fokusohemi në lojën e ardhshme kundër CD Santa Clara.

”Në pjesën e parë, prita që detyrat tona ti kryejmë si duhet dhe ti mos I përsërisim gabimet e lojës së parë.
Kishte iniciativë nga skuadra e Llapit, e kam thënë edhe më herët, që ata janë kundërshtarë I fortë. Në përgjithsi nuk jam shumë I kënaqur me pjesën e parë, por në pjesën e dytë, djemtë tanë filluan të luajnë më mirë, kishim disa raste shumë të mira.
Rezultati 1-1 ishte I mjaftueshëm, më e rëndësishmja është që vazhdojmë tutje në Ligën e Konferencës së UEFA-s.
Gjithashtu e rëndësishme kjo fitore është për klubin dhe për tifozët, sepse në një kohë të gjatë nuk kishim arritur këtë sukses.
Tani luajmë me një ekip me kualitet të madh, luajmë kundër Santa Clara nga Portugalia, ekip ky, shumë I mirë, por njëherë dua që të pushojmë dhe I uroj lojtarët për këtë fitore.
Më duhet ti falenderoj edhe tifozët që erdhën nga Shkupi, për të na përkrahur”
, u shpreh Goce Sedloski.


Në raundin e dytë të Ligës së Konferencës së UEFA-s, FC Shkupi do ta ketë përballë ekipin e CD Santa Clara nga Portugalia dhe ndeshja e parë do të zhvillohet me 22 korrik në stadiumin Arena “Todor Proeski”, në Shkup.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT