SEDLOSKI: FITORE PLOTËSISHT E MERITUAR

Shpërndaje:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Për të dytën javë radhazi para tifozëve në Çair, FC SHKUPI deklasoi skuadrën e Struga Trim Lum me rezultatin 4:0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola me rezultat të barabartë, ndërsa në pjesën e dytë skuadra jonë tregoi fuqinë dhe klasin e saj.
Serinë e golave e hapi Sunday Adetunji në minutën e 55-të.
Goli i dytë respektivisht i tretë erdhën njëra pas tjetrës në minutat 59 dhe 61, me golashënues Faustin Senghor dhe Kire Markoski.
Për golin e katërt dhe të fundit u kujdes Sunday Adetunji në minutën e 70-të.

I lumtur me ndeshjen dhe rezultatin u shpreh edhe kryetrajneri jonë Goce Sedlloski.

“Nuk kam çka të shtojë më tepër vetëm se të them urime për futbollistët e mi që dhanë maksimumin, jam i lumtur me lojën që zhvilluan.
Në pjesën e parë futbollistët kishin presion dhe nervoz të lartë dhe unë i qetësova gjatë pauzës dhe ju thash që jemi duke luajtur futboll më të mirë dhe duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë tona. Mendoj që është fitore plotësisht e merituar. Nuk dua ti harroj as tifozët dhe i  falënderoj për përkrahjen e tyre që na dhanë gjatë gjithë ndeshjes”.


Kujtojmë që skuadra e FC SHKUPIT vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë si lider me 35 pikë të grumbulluara.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT