Pas një viti, në stadiumin e Çairit, sërish fluturuan lartë, pëllumbat e bardhë, duke e fituar ndeshjen e xhiros së shtatë, kundër Borecit, me rezultat 3-0.
Golin e parë e shënoi Matej Cvetanovski, në minutën e 5’, kurse goli I dytë dhe I fundit për pjesën e parë erdhi në minutën 45’ nga Sunday Adetunji.
Goli I tretë dhe I fundit për këtë ndeshje, u shënua në minutën e 67’ sërish nga sulmuesi Sunday.
I lumtur dhe i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, për faqen tonë zyrtare, foli Goce Sedloski.
“Në pjesën e parë, luajtëm ashtu siç dëshiroja. Në 10 minutat e para të pjesës së dytë nuk isha I kënaqur me lojën tonë. Ekipi I Borecit, kishin disa mundësi të mira për të shënuar por gjithashtu edhe ne kishim dy apo tre raste të sigurta, të cilat duheshe ti shfrytëzonim.
I falënderoj tifozët tanë, për atmosferën e shkëlqyeshme. Tani bëhemi gati për lojën e ardhshme, që do të luajmë për Kupën e Maqedonisë dhe pres nga lojtarët e mi, ta japin maksimumin sepse e dimë që ndeshjen për kupë janë problematike”, është shprehur kryetrajneri jonë, Goce Sedloski, pas fitores kundër Borecit.
Me fitoren e sotme dhe me përfundimin e xhiros së shtatë, skuadra jonë, FC Shkupi, renditet e para në tabelë, me 14 pikë të grumbulluara.